Nevzati publikon analizën mbi pozitën e shqiptarëve në Shkup
Sipas të dhënave statistikore, shqiptarët përbëjnë shumicën në 13 nga 17 komunat e Rajonit të Shkupit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
SHKUP — Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë demografike dhe historike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke evidentuar kontrastin mes komunave periferike dhe atyre qendrore. Mbështetur në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, shqiptarët janë shumicë në 13 nga gjithsej 17 komunat e këtij rajoni.
Në këto 13 njësi vendore jetojnë 167.926 shqiptarë ose 43,29 për qind e popullsisë, ndërsa numri i maqedonasve është 141.874, çka përfaqëson një diferencë prej 26.052 banorësh në favor të shqiptarëve si grupi më i madh etnik. Megjithatë, analisti vë inkurajimin në pah se në katër komunat qendrore, respektivisht Qendër, Karposh, Aerodrom dhe Kisella Vodë, përfaqësimi i shqiptarëve mbetet dukshëm i kufizuar. Ky realitet sipas tij përbën një paradoks historik që lidhet me politikat e dikurshme të banimit, urbanizimit, investimeve publike dhe diskriminimin institucional. «Shkupi është më shumë se qendra e tij. Edhe historia e tij është më e gjerë se ajo që shohim sot në qendër!», thekson Nevzati.