Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut në shtator
Enti Shtetëror i Statistikave publikon shifrat e turizmit për muajin shtator dhe periudhën janar-shtator.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Gjatë muajit shtator, Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjithsej 136,305 turistë të cilët kanë kaluar 264,370 netë, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave. Përqindja e vizitorëve përbëhej nga 24.9 përqind turistë vendas dhe 75.1 përqind turistë të huaj, ndërsa në strukturën e netëve të kaluara 33.8 përqind i takonin vendasve dhe 66.2 përqind të huajve.
Numri më i lartë i vizitorëve të huaj gjatë këtij muaji on prej Turqisë me gjithsej 27,933 vizitorë, të ndjekur nga Serbia me 8,358, Gjermania me 6,633 dhe Polonia me 4,656 turistë.
Në periudhën nga janari deri në shtator, numri i përgjithshëm i turistëve u rrit me 3 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe nëntëmujore, numri i vizitorëve vendas u rrit me 2.8 përqind, kurse ai i të huajve u rrit me 3 përqind, ndërsa numri i qëndrimeve me netë shënoi një rritje prej 3.5 përqind, e cila ndahet në 2.4 përqind rritje te vendasit dhe 4.6 përqind te të huajt.