Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:04 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
13:02 Janevska: Rritur mbështetja për nxënësit e talentuar në olimpiada12:58 Juliana Nura flet për traditën e emrave dhe fëmijët e saj12:52 SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët s'shohin përparim12:47 Agim Demrozi kërkoi Besën dhe Shkumbinin para Egnatias12:43 Festim Mehmeti është personi në krah të Santiana Malokut12:40 Deliu-Kodra: Hipokrizi të përkujtosh Kushtetutën e Kaçanikut dhe ta mbash shtetin në krizë12:40 Aktakuza ndaj Shehollit: Vepronte me urdhra të BIA-s për zgjedhjet12:27 Iniciativa “EU With YOU” kurorëzon aktivitetin e saj veror në Mal të Zi12:22 Shkëndija nuk arrin të thyejë rekordin e Struga TL12:17 Bebe Rexha shkëlqen me fustan të kaltër në dasmën e vëllait
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Viral & Showbiz MKD

Pse u vras Enrik Lutfi Dervishi?

Gazetari i njohur nga Panorama TV vdiot në një aksident me motor

Redaksia ZHURMA 10:55 Përditësuar 16:37 1 min lexim
Pse u vras Enrik Lutfi Dervishi?
FOTO · Ilustrim · Beach-Please-2022-crowd-stage-lights-night-performance (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Nga Lutfi Dervishi: Ka lajme që refuzon t’i besosh, edhe kur i sheh të shkruara e të ritransmetuara kudo. Sapo mora vesh se Enrik Mehmeti, gazetari i njohur nga Panorama TV, është ndarë nga jeta me vetëm 40 vjeç. Ai ishte koleg gazetar, baba i dy fëmijëve dhe një njeri që e njihja mirë, jo vetëm përmes ekranit, por edhe nga komunikimi që kishim.

Ironia e fatit: më 10 qershor, Enriku postoi me gëzim lajmin se një i ri kishte shpëtuar pas një aksidenti me motor, duke bërë thirrje: “Kujdes në çdo kohë me motorin.” Sot, një aksident i tillë ia ndërpreu jetën në mes. Fola me të një javë më parë dhe më përsëriti ftesën të kaloja disa ditë pushimesh me familjen në Vlorë.

Enriku ishte nga ata gazetarë që merrnin frymë me ritmin e ngjarjes. Për vite me radhë raportoi palodhshëm nga Vlora, gjithmonë në vendngjarje. Kishte atë pasionin e brezit që jeton me telefon në dorë, me nxitimin dhe dëshirën e mirë për të qenë i pari aty ku ishte lajmi. Sonte, fatkeqësisht, lajmi është ai vetë.

Është jashtëzakonisht e vështirë të gjesh fjalë kur një jetë ndërpritet kaq herët dhe kaq befasisht. Nuk ka ngushëllim që mund t’ua lehtësojë dhimbjen familjarëve, bashkëshortes, dy fëmijëve, të afërmve dhe gjithë kolegëve. U prehsh në paqe, Enrik. Ne jemi mësuar të konsumojmë lajme çdo minutë dhe shpesh harrojmë se pas çdo raportimi qëndron një njeri, një prind, një koleg. Sonte humbëm një prej tyre.

Burim: Almakos, https://almakos.com/lamtumire-enrik-lutfi-dervishi-telefonata-ftesa-dhe-nje-lajm-qe-nuk-do-ta-besosh/

— Redaksia ZHURMA

Komentet