Danaidat
Danaidat, bijat e Danaiut.
Pas disa kohësh Danaidat u martuan me djemtë argjitë, por lumturia e tyre nuk zgjati shumë. Linkeu i vrau të gjithë. Për krimin e tyre Danaidat, pas vdekjes, qenë dënuar të qëndronin rreth një fuçie pa fund, në të cilën ato derdhnin pa pushim ujë. Që këtej doli shprehja «të mbushësh fuçinë e Danaidave», që do të thotë të bësh një punë të kotë e pa fund. Ka mundësi që në këtë mit të jetë pasqyruar ndikimi i kulturës egjiptiane mbi atë greke.