Karmenta
Karmenta, nimfë e vjetër e burimeve, që adhurohej në kodrën e Palatinit, e cila zotëronte artin e profecisë. Asaj i kishin kushtuar një tempull në rrëzë të Kapitolit dhe me emrin e saj u quajt një nga portat e qytetit (Karmental). Mendohet se është një hyjni e lashtë romake e lumenjve, e parashikimit dhe e ndihmës gjatë lindjes së fëmijëve, të cilën legjendat e lidhnin me Evandrin.