Gjeniu

Gjeniu, forca shpirtërore dhe e gjallë e njerëzve dhe e perëndive. Romakët e vjetër mendonin se çdo qenie e gjallë shoqërohej nga gjeniu i tij, hyjnia individuale që i shkonte pas që nga lindja deri në fund të jetës së tij dhe që e mbronte me të gjitha veprimet e tij. Gjeniu ishte mbrojtësi i burrave, gratë kishin gjeniun e tyre — Junonat. Përveç njerëzve, gjeni- -mbrojtës të tyre kishin edhe qytetet e lagjet. Në art gjeniu paraqitej zakonisht si një qenie me fletë. Në gjuhën e sotme gjeni quhet një njeri që ka mprehtësi të jashtëzakonshme mendore, që ka aftësi krijuese dhe talent shumë të madh.

Shih edhe