Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Breshëri dëmton bujqësinë në Istog, ministri themelon Shtabin e Situatës

Institucionet po vlerësojnë dëmet e shkaktuara për rikuperimin e prodhimit bujqësor

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Pas dëmeve nga breshëri, ekipet profesionale të Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK) dhe Departamentit të Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike (DSHKT) kanë vazhduar punën në terren për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në Istog. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ekipet po vlerësojnë dëmet e shkaktuara, nevojat për ndërhyrje urgjente dhe masat agronomike që duhet të ndërmerren për ruajtjen dhe rikuperimin e prodhimit bujqësor.

Breshëri dëmton bujqësinë në Istog, ministri themelon Shtabin e Situatës
Foto: Ilustrim · Kurvelesh with Këndrevica (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Vëmendje e veçantë po i kushtohet kulturave shumëvjeçare, si dhe përcaktimit të nevojave për rimbjelljen e kulturave të dëmtuara. Institucionet kanë theksuar se ndërhyrjet agronomike dhe fitosanitare në ditët e para pas breshërit janë të rëndësishme për parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme, zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet dhe rritjen e mundësive për rikuperimin e prodhimit.

Rekomandimet profesionale do t’u përcillen fermerëve pas përfundimit të vlerësimeve në terren. Për koordinimin e përgjigjes institucionale, ministri Armend Muja ka themeluar Shtabin për Menaxhimin e Situatës, i cili po bashkërendon veprimet ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale.

Ministria e Bujqësisë po zhvillon një program të masave për rikuperimin e prodhimit bujqësor. Programi parashikon ndërhyrje të menjëhershme agronomike dhe fitosanitare, mbështetje për rimbjelljen e kulturave të dëmtuara, si dhe masa parandaluese për rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor ndaj ndryshimeve klimatike.

Burim: Telegrafi

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Batllavë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme