Edicioni i dhjetë i maratonës sjell bllokim rrugësh dhe pezullime në Tiranë
Kryeqyteti pritet të organizojë edicionin e dhjetë të maratonës këtë diel, duke detyruar autoritetet të ndryshojnë qarkullimin urban.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Kryeqyteti përgatitet të mirëpresë edicionin e dhjetë të maratonës së Tiranës, aktivitet ky që shtrihet në disa akse kryesore të qytetit dhe dikton masa të rrepta për qarkullimin e automjeteve. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash, sipas të cilit nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të bllokohen Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Bulevardi Zogu i Parë, Bulevardi i Ri, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës dhe Rruga Myslym Shyri.
Për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, janë parashikuar drejtime të detyruara në kryqëzime të rëndësishme pranë Rrugës së Elbasanit, bulevardit Zhan D’Ark, Rrugës së Dibrës, Rrugës Hoxha Tahsim, bulevardit Zogu I dhe kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Kufizimet dhe ndryshimet e itinerarit ndikojnë gjithashtu drejtpërdrejt te transporti publik, ku do të pezullohen përkohësisht linjat që lidhin Selitën me Alliasin, Linja e Porcelanit dhe Qyteti Studenti. Ndërkohë, do të devijohet lëvizja për linjat urbane të Saukut të vjetër, Kasharit, Kombinatit dhe Kinostudios.