12 të shoqëruar dhe 10 të gjobitur pas përplasjeve në Tiranë
Përplasjet e dhunshme gjatë protestës studentore në Tiranë përfunduan me shoqërime dhe masa administrative.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
TIRANË — 12 persona janë shoqëruar nga policia dhe 10 të tjerë janë gjobitur për bllokim të rendit publik, pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës studentore në kryeqytet. Më parë ishte raportuar vetëm për një person të shoqëruar nga forcat e rendit gjatë tubimit.
Përplasjet më të forta u shënuan pranë Ministrisë së Arsimit dhe përpara Kryeministrisë, ku protestuesit përdorën fishekzjarrë, molotovë dhe gurë. Për të shpërndarë turmën, policia ndërhyri duke përdorur autobotet e ujit.