Kronikë e zezë
SHQ
Si u dhunua drejtori i AKU-së në Shkodër?
Ramir Haderi u sulmua në lagjen "Rus" nga persona të paidentifikuar që përdorën edhe qytë pistolete.
Redaksia ZHURMA
22:59
Përditësuar 02:00
1 min lexim
SHKODËR — Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar mbrëmjen e 21 majit nga disa persona ende të paidentifikuar. Sulmi ndodhi në lagjen “Rus” të qytetit.
Sipas burimeve paraprake, Haderi është goditur me sende të forta dhe me qytë pistolete në pjesën e kokës. Identiteti i agresorëve dhe motivi i sulmit mbeten të paqartë.
Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA