Perparim Bajrami dorëzohet para organeve kompetente
Ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, i dyshuar për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, është dorëzuar pranë organeve të ndjekjes.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, i dyshuar për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, u është dorëzuar organeve të ndjekjes pasi ishte në arrati. Bajrami, i lindur më 10 shkurt 1993 nga Kumanova, është paraqitur vullnetarisht dhe në këmbë pranë organeve kompetente.
Ndaj tij ishte lëshuar masa “arrest” me kërkesë të SPB-së – Sektorit për Kërkime, në përputhje me nenin 354, paragrafi 5, të Kodit Penal. Pasi masa është konfirmuar, ai është privuar nga liria dhe do të dërgohet për procedurë të mëtejshme.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 3 zhvillime
- 9 shtator Perparim Bajrami dorëzohet para organeve kompetente · ky artikull
- 4 nëntor VLEN: Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit është skandal
- 4 nëntor Përparim Bajrami lirohet nga paraburgimi me garanci prej 1.1 milionë eurosh