Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Dorëhiqet kreu i ATK-së në Gjirokastër pas talljes me Çerçiz Topullin

Florian Hysi jep dorëheqjen pas kritikave për manekinin e Çerçiz Topullit në Muzeun Historik të Gjirokastrës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

GJIROKASTËR — Kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas reagimeve për mënyrën e paraqitjes së manekinit me rrobat e figurës historike Çerçiz Topulli në Muzeun Historik, në kalanë e Gjirokastrës. Ekspozimi u konsiderua i papërshtatshëm dhe jo në përputhje me konceptimin e ekspozitës.

Dorëhiqet kreu i ATK-së në Gjirokastër pas talljes me Çerçiz Topullin
Foto: report.al

Hysi ia ka dorëzuar dorëheqjen kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi. Në deklaratën e tij, ai thotë se e merr vendimin me përgjegjësi dhe pranon përgjegjësinë për gabimin, duke theksuar se ai është korrigjuar. “Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër”, shkruan Hysi.

Ai falënderon Bashkinë e Gjirokastrës, kryebashkiakun Golemi, kolegët dhe punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore për mbështetjen. “Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin!”, shprehet Hysi. Manekini i kritikuar është ndryshuar dhe veshjet e Çerçiz Topullit tashmë janë vendosur në një manekin pa fytyrë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme