Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Pse u keqtrua dhuna mes moshatarëve në Kumanovë?

Policia dhe Prokuroria Themelore po punojnë për zbardhjen e rastit, pasi një video incizim ku shihet dhunë e ushtruar ndaj një vajze të mitur u publikua në rrjetet sociale

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

KUMANOVË — Një tjetër rast dhune mes moshatarëve, pamjet ngrenë alarm. Gazetare: Amila Rashiti Ditëve të fundit në rrjetet sociale po qarkullon një video incizim ku shihet dhunë e ushtruar ndaj një vajze të mitur.

Pse u keqtrua dhuna mes moshatarëve në Kumanovë?
Foto: Ilustrim · Fire Brigade in Rescue Service (3647190175) (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons

Dyshohet se video incimi është bërë nga një grup i vajzave në një shkollë të mesme në qytetin e Kumanovës. Motivet akoma nuk dihen, por nga ajo që qëndron si mbishkrim në videon e publikuar motivi i dhunë është një fyerje mes moshatareve.

Policia dhe Prokuroria Themelore në Kumanovë janë duke punuar për zbardhjen e rastit. Ajo që dihet deri tani është se personi i identifikuar që ka organizuar dhunën mban incialet E.D nga Kumanova.

Lidhur me incidentin e publikuar në rrjetet social ju noftojmë se sektori për punë të brendshme në Kumanove së bashkë me prokurorinë publike po ndërmarin masa hetimore për identifikimin e personave dhe zbardhjen e rastit – MPB.

SPB Kumanovë dhe Prokuroria Themelore po punojnë për zbardhjen e rastit. Së fundi janë shtuar rastet e dhunës mes moshatarëve. Paraprakisht u publikuan pamje të disa vajzave të reja, ndërsa javën e kaluar kishte një incizim të publikuar ku një djalë i ri u dhunua dhe godit me mjete të forta nga disa moshatarë.

Policia për këtë rast ka ndërmarrë disa masa hetuese. Lidhur me incizimin paraprak ku u keqtrajtua dhe dhunua një vajzë, Prokuroria Publike i ka kërkuar gjykatës masa kujdesi në përputhje me ligjin.

Aktualisht autoritetet janë duke punuar në përpilimin e ligjit i cili ndëshkon dhunën mes moshatarve dhe sipas policisë dhe pritet që dispozitat të përshkallëzohen dhe në ndëshkim të përfshihen edhe prindërit.

Burim: Alsat-M, https://alsat.mk/nje-tjeter-rast-dhune-mes-moshatareve-pamjet-ngrene-alarm/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme