Pacolli kërkon hetim të plotë pas arrestimit të dy personave
Behgjet Pacolli kërkon hetim të plotë për dyshimet për keqpërdorime nga Mitrovica deri te Aeroporti i Vlorës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
MITROVICË — Pas arrestimit të dy personave që dyshohet se kanë punuar si vartës të Valon Llukës në kompaninë “Hirano”, biznesmeni Behgjet Pacolli ka kërkuar një hetim të plotë për të gjitha dyshimet për keqpërdorime. Sipas tij, krahas dëmtimit të kompanisë në Mitrovica dhe aksionarëve të saj, përmes mashtrimeve janë vjedhur edhe fondet e Bashkimit Evropian të dedikuara për zhvillimin e fabrikës. Pacolli ka theksuar se këto zhvillime e përforcojnë kërkesën e tij që të hetohet çdo kontratë apo transaksion i dyshimtë, duke përfshirë edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, ndërsa ka shprehur pritjen që organet e drejtësisë në Shqipëri të veprojnë sipas ligjit.
Siç raportoi Zhurma më 26 tetor 2026, biznesmeni Behgjet Pacolli ishte paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për t'u pyetur si person në dijeni lidhur me çështjen e aeroportit të Vlorës.