Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Haradinaj thotë se s’do të ketë arrestime të reja nga Specialja

Nasim Haradinaj deklaron se stafi i Gjykatës Speciale në Hagë po zvogëlohet dhe nuk do të ketë arrestime të reja.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale në Hagë. Gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin «Interaktiv», ai u shpreh se posedon informata të sakta që një gjë e tillë nuk do të ndodhë, duke shtuar se personeli atje është duke u zvogëluar.

Haradinaj thotë se s’do të ketë arrestime të reja nga Specialja
Foto: demokracia.com

Haradinaj përmendi projektaktakuzën e parë të Hashim Thaçit, e cila ishte publikuar nga OVL e UÇK-së, ku sipas tij përfshiheshin emrat që dolën gjatë shpalljes së aktgjykimit për katërshen e UÇK-së, si dhe emri i Xhavit Halitit. Ai vlerësoi se Gjykata synon përfundimin e misionit të saj dhe se gardianët e punësuar atje po kërkojnë punësim tjetër, gjë që sipas tij dëshmon se kjo punë nuk do të zgjasë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 23 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme