Gjykata cakton paraburgim për pesë të dyshuar për narkotikë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar paraburgim prej një muaji pesë të dyshuarve për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik narkotikësh.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar paraburgim prej një muaji pesë të dyshuarve për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik narkotikësh. Dy nga të dyshuarit janë shtetas turq, një i Maqedonisë së Veriut dhe dy të Kosovës. Ata akuzohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe trafik narkotikësh.
Sipas Prokurorisë Speciale, sekuestruar janë 37 kg narkotikë me vlerë rreth 550 mijë euro, 5 mijë 300 euro, 100 dollarë, një veturë, dhjetë telefona celularë, një pajisje DVR, 15 fishekë dhe një prerëse.
Dren Paca, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, tha se aksioni është rezultat i një hetimi të nisur së fundmi, bazuar në informacione nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.