Çmimet e larta të derivateve vazhdojnë në tregun e Kosovës
Në pikat e karburanteve në Prishtinë, një litër naftë shitet për 1.90 euro, ndërsa vazhdojnë luhatjet e çmimeve pas nisjes së luftës.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të mbeten të larta në pikat e shitjes së karburanteve në Prishtinë, ku një litër naftë kushtonte 1 euro e 90 centë, benzina 1 euro e 63 centë, kurse dizel plus arriti në 1 euro e 92 centë. Rritja e çmimeve kishte nisur në shkurt të vitit 2026 si pasojë e shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme.
Gjatë muajve të kaluar, tregu ka shënuar luhatje të ndryshme ku në muajin mars çmimet silleshin nga 1.15 deri në 1.25 centë, kurse në prill nafta u shit për 1.89 euro dhe benzina për 1.46 euro. Gjatë atij muaji, MINT kishte vendosur çmim tavan për tre muaj, duke e zgjatur aplikimin deri në 150 ditë para se masat të hiqeshin në fillim të shtatorit.
Më tej, çmimet shënuan ndryshime të tjera gjatë muajve maj dhe korrik, ndërsa në shtator u regjistrua sërish ngritje ku nafta u shit nga 1.95 deri në 1.97 euro për litër dhe benzina rreth 1.65 euro.