Clintonët kujtojnë Osman Osmanin: «Zemrat tona janë pranë atyre»
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary kanë shprehur ngushëllime për Osman Osmanin, një figurë kyçe në lobin shqiptar në Amerikë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary kanë shprehur ngushëllime për Osman Osmanin, një figurë kyçe në lobin shqiptar në Amerikë. Në një letër, ata e kanë kujtuar Osmanin si fqinjin e tyre që nga viti 1999, kur ai u prezantua me një familje refugjatësh nga Kosova, që po qëndronte në shtëpinë e tij.
«Zemrat tona janë pranë të gjithë atyre që janë mbledhur sot për të nderuar jetën e mikut dhe fqinjit tonë të dashur, Osman Osmani», thuhet në letrën e Clintonëve. Ata kanë vlerësuar miqësinë, mikpritjen dhe humorin e Osmanit, duke thënë se ai ishte një njeri i mrekullueshëm.
Në një bisedë më parë, Osmani kishte thënë se u bë komshi me Clinton pasi ai bleu shtëpi afër shtëpisë së tij. Takimi i tyre u shoqërua me një bisedë të ngrohtë, siç e pati shpjeguar Osmani.