Vazhdo leximin
e martë, 20 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Provinca e Albertës në Kanada voton për referendumin e shkëputjes

Shtetasit e Albertës votojnë në një referendum për të vendosur nëse do të nisë procesi drejt një shkëputjeje të mundshme nga Kanadaja.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Provinca e Albertës në perëndim të Kanadasë ka nisur votimet në një referendum që mund të hapë rrugën drejt një procesi shkëputjeje nga vendi. Qendrat e votimit të organizuara nga organi zgjedhor «Elections Alberta» u hapën në orën 09:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00 sipas kohës lokale, ndërsa rreth 1,3 milion banorë kanë votuar tashmë përmes votimit të parakohshëm ose të posaçëm. Fletëvotimi përmban gjithsej dhjetë pyetje, ku nëntë të parat lidhen me çështjet kushtetuese dhe imigracionin, kurse pyetja e dhjetë dhe e fundit, e cila numërohet e para, kërkon të përcaktojë nëse duhet të nisë procesi për një referendum të dytë me fuqi ligjore për shkëputjen.

Provinca e Albertës në Kanada voton për referendumin e shkëputjes
Foto: telegrafi.com

Sipas sondazheve të fundit, rreth 70% e banorëve mbështesin qëndrimin e Albertës në përbërje të Kanadasë dhe afërsisht 20% favorizojnë shkëputjen. Kryeministrja e provincës, Danielle Smith, kryeministri kanadez Mark Carney dhe dy partitë kryesore të vendit janë shprehur kundër pavarësisë, ndërsa lëvizja separatiste ka siguruar mbështetje nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump. Kryeministri Carney ka bërë thirrje për unitet kombëtar duke theksuar se kanadezët janë më të fortë së bashku, në një kohë kur referendumi zhvillohet mes tensioneve tregtare dhe kërcënimeve të SHBA-së. Lëvizja për pavarësi mbështetet te argumentet ekonomike dhe kulturore, sidomos te pakënaqësitë e industrisë së naftës ndaj kufizimeve mjedisore. Alberta ka afërsisht pesë milionë banorë dhe rreth 3,1 milionë votues me të drejtë vote, ndërsa rezultatet mund të bëhen të ditura që të martën.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 25 kamera →