Zhurma Press E Diel · 30 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:13 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Lajme MKD

Cilët studentë mbi 30 vjeç nuk do të pranohen më në konvikte?

Ministrja Janevska thotë se kufiri prej 30 vjetësh synon t'u japë fund ripërsëritjeve, me ndalesa deri në pesë vjet për shkelje të rënda.

Redaksia ZHURMA 22:09 Përditësuar 17:44 1 min lexim
Cilët studentë mbi 30 vjeç nuk do të pranohen më në konvikte?
FOTO · Ilustrim · Ohio University Lecture Hall (CC0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Studentët mbi moshën 30 vjeç nuk do të kenë më të drejtë të aplikojnë për akomodim në konviktet shtetërore. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se kufizimi i moshës synon t'i japë fund praktikës së studentëve që, duke ripërsëritur vitet e studimit, vazhdojnë të shfrytëzojnë konviktet për periudha shumë më të gjata nga sa parashikohet.

Ndryshimet parashikojnë edhe masa disiplinore më të rrepta. Studentët që dëmtojnë inventarin, përdorin alkool apo substanca të ndaluara, ose shfaqin sjellje të dhunshme, kërcënuese apo diskriminuese, mund të përjashtohen nga konviktet për një deri në pesë vjet, varësisht nga shkelja e kryer.

Njëkohësisht, sipas Janevskës, po vazhdojnë investimet në infrastrukturën studentore. Dy konviktet në Shkup, "Kuzman Josifovski-Pitu" dhe "Stiv Naumov", po rikonstruktohen sipas standardeve evropiane dhe pritet të jenë gati në muajin tetor. Procedurat janë në zhvillim edhe për rinovimin e shtatë konvikteve të tjera.

Me mbështetje financiare prej 86 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, Banka Gjermane për Zhvillim dhe buxheti i shtetit, do të rinovohen gjithsej nëntë konvikte studentore dhe nëntë qendra burimore për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Janevska paralajmëroi edhe masa ndaj drejtuesve të konvikteve ku janë konstatuar parregullsi në menaxhim. Sipas saj, gjetjet e revizionit do t'u dorëzohen institucioneve kompetente, ndërsa në disa konvikte do të ketë ndryshime në udhëheqje.

Burim: Alsat-M
— Redaksia ZHURMA

Komentet