Zhurma Press E Martë · 18 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 05:27 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Cilat krime lufte rëndojnë mbi 6 ish-gardianët e burgjeve?

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur dy aktakuza në mungesë për krime lufte ndaj gjashtë ish-gardianëve të burgjeve në Prishtinë dhe Lipjan.

Redaksia ZHURMA 01:04 Përditësuar 18:26 1 min lexim
Cilat krime lufte rëndojnë mbi 6 ish-gardianët e burgjeve?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur dy aktakuza në mungesë për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile. Ky institucion ka njoftuar se akuzat rëndojnë mbi gjashtë ish-gardianë të cilët dyshohen për keqtrajtimin e të burgosurve shqiptarë gjatë periudhës së luftës në vitet 1998 dhe 1999.

Në rastin e parë, dy ish-gardianët e Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, J.J. dhe A.S., akuzohen për torturimin e të burgosurve në mënyrë çnjerëzore. Sipas prokurorisë, ata kanë përdorur shkopinj gome, shufra metalike, si dhe shqelma e grushte deri në alivanosje, duke i kanosur po ashtu me vrasje.

Rasti i dytë përfshin katër ish-gardiane të burgut të grave në Lipjan, konkretisht të pandehurat L.S., D.L., S.A. dhe B.S. Prokuroria pretendon se ato, në bashkëkryerje me të akuzuarën N.C., kanë kryer dhunë fizike e psikike sistematike ndaj grave shqiptare të cilat po mbaheshin të burgosura aty gjatë të njëjtave vite të luftës.

Burim: Portalb
— Redaksia ZHURMA

Komentet