Tensione të forta në BBVK, Akil Varfi ofendon rëndë Sharr Brainën
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mes aktorit dhe këngëtarit, duke përfshirë fyerje dhe akuza të rënda.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një debat i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 mes aktorit Akil Varfi dhe këngëtarit Sharr Braina. Gjatë përplasjes, e cila për pak nuk kaloi në përballje fizike, Akili i është drejtuar kundërshtarit me fjalë të rënda, duke i thënë: «I paftyrë, i pa burrë». Sipas detajeve nga ngjarja, debati ka eskaluar kur aktori ka vënë në pikëpyetje burrërinë e këngëtarit me pretendimet se ka informacione për jetën e tij jashtë, duke deklaruar: «Je i paburrë, ke frikë se e di se çfarë di unë për ty jashtë».
Pavarësisht ofendimeve dhe toneve të ashpra, Sharri nuk ka zgjedhur t'ia kthejë me të njëjtën gjuhë, duke qëndruar i qetë dhe duke mos rënë në nivelin e fyerjeve. Situata ka nxitur reagime mes banorëve të tjerë, disa prej të cilëve kanë ndërhyrë për t'i ndarë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të përplasjes mes dy banorëve.