Nichi: Ish-menaxheri më jepte 20 euro në javë dhe nuk më lejonte të punoja
Reperi Nichi rrëfen vështirësitë financiare gjatë kohës nën menaxhimin e Bini Diez brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Reperi Nichi ka ndarë detaje rreth vështirësive financiare që pretendon se ka kaluar nën menaxhimin e Shkumbin Nebihut, i njohur si Bini Diez. Gjatë një bisede me këngëtaren Vjollca Haxhiu në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ai ka folur për mënyrën se si paguhej gjatë asaj periudhe.
Nichi ka treguar se në fillim merrte vetëm 20 euro në javë, ndërsa më vonë pagesat ndryshuan në 50 euro çdo javë ose dy javë pas nënshkrimit të kontratës, por sërish nuk mjaftonin. «Më e rënda është që sikur duke u krenuar që nuk po i kam rendet, me 20 euro në javë. Nuk i kisha punët kurrqysh, ia nisi një kohë 50 euro andej-këndej, çdo dy javë, një javë, pasi nënshkrova kontratë. Vetëm më nuk e ka kuptuar situatën time, ka pasur momente që ia kam dërguar frigoriferin në fotografi, shikoje», u shpreh ai.
Reperi shtoi se kishte kërkuar të punonte edhe diku tjetër për të siguruar të ardhura shtesë, por sipas rrëfimit të tij, ish-menaxheri nuk e kishte lejuar.