Zanfina Ismaili: Jemi popull bullizues, paragjykues dhe në kohë të gurit
Këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar ashpër ndaj bullizmit, duke treguar se ka qenë cak i komenteve negative nga kolegët dhe ish-misset.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale mendimet e saj rreth mentalitetit shoqëror, paragjykimeve dhe bullizmit në internet. Ajo ka shprehur që qëndrimi i shoqërisë sonë mbetet i prapambetur në aspektin e civilizimit. «Na jena popull bullizus, paragjykus dhe intriganta. Me seksualitet ja kemi kalu edhe Evropës, po kur bohet fjalë për vetëdijesim, civilizim edhe me dal prej mentalitetit primitiv, na konkretisht n’kohë t’gurit jena», ka shkruar ajo.
Interpretojuesja e hitit «As i fundit, as i pari» ka rrëfyer se ajo vetë është përballur me sulme kibernetike, duke përfshirë profile të rreme, persona të afërt, ish-kolegë, ish-miss-e dhe humoristë. Sipas saj, këto sjellje pasqyrojnë mungesën e ballafaqimit të vetë personave me traumat dhe pasiguritë e tyre, ndërsa vlerësimi për veten nuk duhet të varet nga opinjonet e njerëzve pa rëndësi. Reagimi i saj vjen në një periudhë kur kjo temë është rikthyer në vëmendje publike pas diskutimeve në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova, ku një banor kërkoi falje për përfshirjen në një grup ku dikur ishin bullizuar vajza dhe figura publike.