Buxheti 2027: 224 milionë euro për mbrojtjen dhe FSK-në
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027, ku Ministria e Mbrojtjes ndahet shuma prej mbi 224 milionë eurosh.
Redaksia ZHURMA · · 3 min lexim
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027 në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh, duke ndarë shumën prej 224 milionë e 168 mijë e 705 eurosh për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare, nga ky fond total, mbi 122 milionë euro ose saktësisht 122.4 milionë euro janë planifikuar për investime kapitale, ndërsa 58.7 milionë euro u dedikohen pagave dhe shtesave. Për më tepër, ky projektbuxhet përfshin gjithsej mbi 1.4 miliard euro për subvencione dhe transfere, si dhe mbi një miliard euro për paga, shtesa dhe investime kapitale në nivel vendi.
Ndarja e re vjen pas vendimeve të mëparshme për financimin e ushtrisë dhe synon mbështetjen e kapaciteteve mbrojtëse, pajisjen, modernizimin dhe avancimin e FSK-së në një forcë të ndërveprueshme me standardet e NATO-s. Ekspertët e fushës theksojnë se investimet e deritanishme po e orientojnë ushtrinë drejt fuqizimit të kapaciteteve ushtarake dhe përmbushjes së zotimeve prej mbi dy për qind të BPV-së, pavarësisht nevojave të vazhdueshme për armatim modern.
Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, shprehet se «çështjet e pajisjeve me armatim të ri çdo here shkon në vlerësim të nevojave çfarë kërkohen standarde apo luftimet çfarë sjellin ndryshimet edhe koncepteve luftarake, sidomos ka të bëjë me sistemin raketrore dron mbrojtja kundërajrore sistemi i luftës antiblind e deri tek mbrojtja nga lufta kibernetike, mendoj që FSK po i mbushë kapacitete e pritura…».
Nga ana e tij, Dorajet Imeri, profesor i gjeopolitikës dhe çështjeve të sigurisë, vlerëson se «janë mbi 2 për qind të BPV po natyrisht që Kosova ka një situatë më komplekse sepse Kosova është duke i ngritur kapacitetet e saja prej fillimit dhe unë konsiderojë edhe më tej jo për të ndërtuar një barrë të re për buxhetin e Kosovës por për të përmbyllur transformimin rrënjësor të Forcës së saj të sigurisë sepse po bëjmë ushtri nga fillimi dhe po bëhet ushtria komfor standardeve të NATO-s…».
Pyetje e përgjigje
Sa është vlera totale e projektbuxhetit për vitin 2027?
Projektbuxheti i miratuar nga Qeveria e Kosovës për vitin 2027 kap vlerën e përgjithshme prej 4.27 miliardë eurosh.
Sa fonde janë ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes?
Për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës janë paraparë saktësisht 224 milionë e 168 mijë e 705 euro.
Sa para shkojnë për investime kapitale në mbrojtje?
Nga shuma totale për mbrojtjen, 122.4 milionë euro janë destinuar për investime kapitale dhe 58.7 milionë për paga e shtesa.