Vuçiç: Rama u tregua i butë me protestuesit dhe rrezikon zgjedhjet
Aleksandër Vuçiç komenton protestat në Shqipëri dhe thotë se kryeministri shqiptar ka gabuar në përballimin e situatës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke u shprehur gjatë një emisioni televiziv se kryeministri Edi Rama ka gabuar në përllogaritjet e tij për menaxhimin e situatës. Gjatë transmetimit mbrëmjen e 21 tetorit në televizionin serb Prva, ai vlerësoi kreun e qeverisë shqiptare si një aset të rëndësishëm për vendin, por paralajmëroi se ai mund të përballet me vështirësi serioze politike.
«Rama bëri një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste disi. Dhe gaboi. Humbi kohë. Nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë», deklaroi presidenti serb, duke shtuar se e gjithë situata i duket irracionale, ndërsa ka mbajtur një qëndrim mbështetës ndaj tij përballë zhvillimeve aktuale.