Turneu i Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian ka zhvilluar një turne në vendet e rajonit për anëtarësimin në BE.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një turne në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ka vizituar Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë këtij turnesi janë trajtuar hapat e ardhshëm për përparimin e vendeve të rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, von der Leyen pritet t'i vizitojë këto dy vende në një periudhë të mëvonshme.