Bërvenicë: Radiçevski dhe Jahiji përballen në balotazh për kryetar
Qytetarët e Bërvenicës votojnë në raundin e dytë për kryetar komune mes kandidatit të VMRO-DPMNE-së dhe atij të koalicionit AKI.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Komunën e Bërvenicës ka nisur votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, ku garojnë Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE dhe Arkin Jahiji nga koalicioni AKI. Të drejtë vote në këtë komunë kanë gjithsej 16.256 qytetarë të regjistruar, të cilët mund të ushtrojnë votën e lor në 24 vendvotime të shpërndara në 10 vendbanimet e zonës.
Në raundin e parë të mbajtur më 18 tetor, Radiçevski mori 2.945 vota ose 38,89 për qind, ndërsa Jahiji u rendit i dyti me 2.152 vota ose 28,42 për qind. Në garën e kaluar, vendin e tretë e sigurori Jakup Huseini nga VLEN-i me 1.529 vota apo 20,19 për qind, kurse kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, siguroi 707 vota ose 9,34 për qind.