Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Behrami: 12 dhe 16 shtatori duhet të shërbejnë për bashkim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar bashkim të skenës politike dhe qytetarëve për datat lidhur me ish-krerët e UÇK-së.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka theksuar se datat 12 dhe 16 shtatori kërkojnë bashkimin e qytetarëve dhe skenës politike. Gjatë një prononcimi, ai ka cilësuar gjashtë vitet e kaluara në gjykimin në Hagë si periudha të rënda jo vetëm për familjarët dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për popullin e Kosovës.

Behrami: 12 dhe 16 shtatori duhet të shërbejnë për bashkim
Video · YouTube ↗

Sipas tij, pritet organizim më 12 shtator në Prishtinë për të shprehur përkrahjen ndaj ish-krerëve, ndërsa më 16 shtator është paralajmëruar manifestim në Hagë përmes angazhimit të diasporës.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme