Baton Haxhiu promovon librat e rinj në Prishtinë me pjesëmarrjen e Fatmir Limajt
Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu ka promovuar librat e tij në Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka”, në një ngjarje ku mori pjesë edhe Fatmir Limaj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu ka promovuar dy librat e tij më të rinj, “Kosova: Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda luftës”, pas promovimit të tyre në Tiranë. Promovimi u mbajt në Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka”, ku i pranishëm ishte komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili zhvilloi një bashkëbisedim me autorin për të sjellë në vëmendje përvoja nga lufta e fundit.
Të dy librat janë botuar nga UET PRESS, me botues Henri Çilin. Vëllimi “Kosova: Historia që Zhbëri Jugosllavinë” trajton rolin e Kosovës në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, duke nisur nga protestat e studentëve të Universitetit të Prishtinës në vitin 1981 pas vdekjes së Josip Broz Titos. Ndërkaq, libri “Brenda Luftës: Kur ende nuk e dinim fundin” përmban 34 rrëfime nga përvoja personale e autorit, përfshirë periudhën kur ishte raportuar gabimisht se ai kishte vdekur gjatë luftës.