← Diaspora
Live · Diaspora · 08:58 · 9 Korrik 2026

Pse Balla publikon foton e protestuesve?

Protestuesit kundërshtojnë Berishën në Strasburg për ndryshimet në mënyrën e tij

Nga Redaksia ZHURMA XFacebookTelegramWhatsApp

— Taulant Balla ka publikuar foto të dy protestuesve në Strasburg, ku një grua mban edhe të dyja duart me dy gishtat lart siç e ka zakon kreu i PD. Protestuesi tjetër mban në duar celularin, ku kamera duket se është fokusuar diku.

Sipas shefit të grupit parlamentar të PS, protestuesit janë dërguar prej Berishës në hotelin ku po qëndrojnë deputetët socialistë. Më tej, nxjerr në pah ndryshimin midis kohërave kur Berisha dikur dërgonte Sali Lushën për sulme fizike, ndërsa sot kërkon materiale të filmuara.

“Ja dhe dy sorra që na i çoi Saliu tek hoteli në Strasburg. Jam i sigurt që nesër do të postojnë një video si na pritën ne me protesta dhe televizioni i Saliut do të mbushë lajmet. Pse po pini birra ishte sulmi. Kanë ndryshuar kohërat, dikur çonte Sali Lushën për sulme fizike. Sot i çon për filmime”, shkruan Balla.

Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Etiketat #diaspora #lajme #argetim
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #diaspora

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën