Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Bajrami: Çmimet u rritën për 7.8% në shtator, qeverisje e dështuar

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e çmimeve gjatë gjashtë viteve të fundit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e çmimeve në vend, duke deklaruar se gjatë gjashtë viteve të fundit nuk janë ndërmarrë reforma strukturore dhe fiskale për të lehtësuar jetën e qytetarëve dhe bizneseve. Bajrami iu referua të dhënave për rritjen e çmimeve në shtator, që sipas saj arriti në 7.8 për qind.

Bajrami: Çmimet u rritën për 7.8% në shtator, qeverisje e dështuar
Foto: botasot.info

Sipas saj, qytetarët dhe bizneset po paguajnë gjithnjë e më shumë për mallra dhe shërbime, ndërsa Qeveria po përfiton nga rritja e të hyrave prej Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe tatimeve të tjera. Sipas Bajramit, Qeveria është shndërruar në një inkasante dhe shpërndarëse populliste të buxhetit. Ajo ka shkruar se çdo rritje e çmimeve do të thotë më pak produkte në shportën e konsumit dhe ka cilësuar qeverisjen si të dështuar.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →