Filmat "Dua" dhe "Shame and Money" në listën e ngushtë
Filmat nga Kosova kalojnë në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Filmat nga Kosova, “Dua” në regji të Blerta Bashollit dhe “Shame and Money” në regji të Visar Morinës, janë përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, të cilat njihen ndryshe si “Oscarë” evropianë. Ky zhvillim shënon një tjetër sukses të rëndësishëm për kinematografinë e Kosovës.
Në këtë fazë të procesit, anëtarët e Akademisë Evropiane të Filmit, ku përfshihen edhe aktorë, regjisorë e producentë nga Kosova, do të votojnë për nominimet. Nominimet do të shpallen më 14 nëntor, ndërsa çmimet do të ndahen më 16 janar 2027 në Athinë. Në kategorinë e filmit artistik, në listën e shpallur nga “European Film Academy” figurojnë edhe 42 filma të tjerë.