Aksion kundër prerjes ilegale: Mbi 500 metra kub dru të sekuestruara
Institucionet ndërmarrin aksione të shtuara kundër prerjes ilegale të pyjeve, duke konfiskuar dru dhe automjete e duke ngritur kallëzime.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Policia pyjore ka zhvilluar aksione të shtuara kundër prerjes së paligjshme të druve në të gjithë vendin. Gjatë muajit shtator dhe në fillim të muajit tetor janë sekuestruar mbi 500 metra kub dru të prerë në mënyrë të paligjshme. Krahas kësaj, janë ngritur 140 kallëzime dhe janë sekuestruar përkohësisht 13 automjete transporti, 17 automjete udhëtarësh, si dhe mjete të ndryshme pune, përfshirë traktorë dhe sharra motorike.
Kontrollet synojnë gjithashtu parandalimin e furnizimit ilegal me dru për amvisëritë dhe kapacitetet prodhuese, veprimtari kjo që shkakton dëme të konsiderueshme në fondin pyjor. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, është shprehur se «Aksionet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, në të gjithë territorin e shtetit. Mbrojtja e pyjeve është interes publik dhe përgjegjësi jonë institucionale».
Në prag të sezonit të ngrohjes, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që drutë për ngrohje t'i blejnë vetëm nga shitësit dhe depot e licencuara, duke kontribuar kështu në parandalimin e tregtisë së paligjshme. Po ashtu, qytetarët janë ftuar që çdo dyshim për prerje, transport dhe shitje të paligjshme të druve ta raportojnë te Policia Pyjore dhe organet e tjera kompetente.