Dogana e Kosovës me mbi 1.5 miliard euro të hyra për nëntë muaj
Të hyrat e mbledhura arritën në mbi 1.5 miliardë euro gjatë periudhës janar–shtator 2026, duke shënuar një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me vitin paraprak.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë periudhës nga janari deri në shtator të vitit 2026, Dogana e Kosovës ka arkëtuar të hyra totale prej 1 miliard e 521 milionë eurosh. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur arkëtimet kishin kapur shifrën e 1 miliard e 439 milionë eurove, kjo paraqet një rritje prej 5.7 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga institucioni.
Shtimi i të hyrave prej rreth 82.3 milionë eurosh është shënuar në të tri kategoritë kryesore doganore, ku përfshihen taksat, akciza dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. TVSH-ja përbën pjesën më të madhe të arkëtimeve, ndërsa institucioni mbetet i angazhuar në zbatimin e legjislacionit doganor dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme.