Kurti: Bashkëpunimi me sektorin privat, domosdoshmëri shtetërore
Kryeministri i Kosovës theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me bizneset në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se është mbajtur takimi i rregullt i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat. Gjatë këtij takimi u trajtuan në mënyrë të strukturuar mundësitë dhe sfidat konkrete për zhvillimin ekonomik.
«Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm kërkon një ndarje të qartë të përgjegjësive, por edhe një bashkëveprim të vazhdueshëm ndërmjet nesh. Institucionet e Republikës e kanë për detyrë të krijojnë mjedisin e sigurt, sundimin e ligjit dhe kushtet e barabarta për zhvillim, ndërkaq bizneset janë ato që investojnë, marrin mbi supe rrezikun sipërmarrës, prodhojnë, eksportojnë dhe krijojnë vende të reja të punës. Rrjedhimisht, bashkëpunimi ynë nuk është thjesht dëshirë, por domosdoshmëri ekonomike e shtetërore», tha Kurti.
Sipas shefit të ekzekutivit, ekonomia e vendit ka shfaqur stabilitet të lartë dhe potencial rritjeje përballë sfidave të brendshme dhe tronditjeve globale. Ai përmendi se eksportet e mallrave dhe shërbimeve kanë kaluar shifrën prej pesë miliardë eurosh, remitencat nga diaspora kanë arritur rreth 1.4 miliard euro, kurse rritja ekonomike në gjysmën e parë të vitit ka qenë 4.7 për qind e Bruto Produktit Vendor.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar