Gjini: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme
Kryetari i Aleancës ka publikuar shifrat e BQK-së për rritjen e kredive familjare dhe vështirësitë e qytetarëve.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjeshme të kredive të ekonomive familjare në Kosovë, duke publikuar të dhëna të Bankës Qendrore të Kosovës nëpërmjet një reagimi. Sipas shifrave të paraqitura, vlera e kredive familjare është rritur nga 1.315 miliardë euro në janar të vitit 2021 në 3.546 miliardë euro në shtator të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 169.6 për qind, apo mbi 2.2 miliardë euro më shumë.
Gjini ka veçuar të dhënat për ngarkesën e qytetarëve me borxhe, ku 29.2 për qind e huamarrësve shpenzojnë të paktën gjysmën e të ardhurave mujore për shlyerjen e kredive. Prej tyre, 17.7 për qind ndajnë 50 deri në 75 për qind të të ardhurave për këste, ndërsa 11.5 për qind kanë detyrime që arrijnë ose tejkalojnë 75 për qind të të ardhurave. «Kur një pjesë kaq e madhe e të ardhurave shkon për këste kredie, sa para i mbeten qytetarit për ushqim, rrymë, barna dhe nevojat e fëmijëve?», ka shkruar ai.
Kryetari i Aleancës ka shtuar se rritja e huamarrjes mund të lidhet edhe me investimet në pasuri të paluajtshme, por ka ngritur dilemën se sa qytetarë po detyrohen të huazojnë për të përballuar koston e jetesës. Ai ka kërkuar vëmendje ndaj fuqisë blerëse dhe sigurisë financiare, duke theksuar se rritja ekonomike duhet të reflektohet në mirëqenie reale.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar