ASH: Analizat e ujit në Gostivar tregojnë përmirësim në katër pika
qytetarët të mbështeten te informacionet zyrtare, proces gradual të stabilizimit
GOSTIVAR — Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka vlerësuar se rezultatet e fundit të analizave mikrobiologjike të ujit nga katër pika në Gostivar tregojnë përmirësim të situatës dhe një proces gradual të stabilizimit. Sipas ASH, qytetarët duhet të vazhdojnë t'u përmbahen rekomandimeve të institucioneve kompetente dhe informacionet t'i marrin vetëm nga burimet zyrtare.
ASH theksojnë se nuk duhet të ketë gjykime të nxituara, etiketime apo akuza para se institucionet profesionale të përfundojnë punën e tyre. Njëkohësisht, kanë apeluar për ndaljen e gjuhës ofenduese dhe përçarëse, duke vlerësuar se çështjet që lidhen me shëndetin publik duhet të jenë faktor bashkimi dhe jo përplasjeje politike.
ASH ka vlerësuar gjithashtu si të rëndësishme përfshirjen dhe mbështetjen e Qeverisë dhe institucioneve qendrore në përballimin e kësaj situate. Burim: Shenja — Redaksia ZHURMA