Arrestohet shtetasja shqiptare në Igumenicë me 86 kg marihuanë
Një grua është vënë në pranga në Igumenicë pasi në automjetin e saj u gjetën 80 pako me mbi 86 kilogramë marihuanë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një grua shqiptare u arrestua mëngjesin e së premtes në Igumenicë të Greqisë, pasi në makinën që drejtonte dhe që ishte në pronësi të saj u zbulua një sasi e madhe lënde narkotike. Sipas Policisë, gjatë kontrolleve të synuara u sekuestruan 80 pako me marihuanë, me një peshë totale prej 86 kg e 438 gramë, si dhe vetë automjeti.
Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Shqipërinë për t'u futur në brendësi të territorit grek, ndërsa ndaj të arrestuarës është ngritur një çështje penale dhe ajo pritet të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë. Ky rast vjen në një kohë kur, sipas të dhënave të policisë greke, gjatë 15 muajve të fundit janë kapur rreth 1.4 ton marijuanë në zona të ndryshme si Igumenicë, Janinë, Kostur, Follorinë e Selanik, ku linja nga Saranda në Igumenicë përbën pjesën më të madhe të rasteve të trafikut.