Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohet pronari i dyqanit në Durrës për kontrabandë

Policia e Durrësit finalizon operacionin e koduar Illegality duke vënë në pranga një person që tregtonte cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

DURRËS — Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Illegality”, duke vënë në pranga një 46-vjeçar, banues në Tiranë, pasi në dyqanin në pronësi të tij në lagjen nr. 14 u gjetën dhe u sekuestruan qindra paketa me cigare të llojeve të ndryshme dhe fishekzjarrë, të dyshuara si mallra kontrabandë. Gjatë verifikimeve, autoritetet konstatuan se në biznes fshiheshin edhe të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre produkteve. 46-vjeçari akuzohet për veprat penale të kontrabandës, tregtimit, transportimit dhe ruajtjes së mallrave kontrabandë, fshehjes së të ardhurave, si dhe mospagimit të taksave e tatimeve, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Foto: javanews.al
Foto: javanews.al
Video · YouTube ↗
Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme