Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Një person me inicialet R.K. është arrestuar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile në Zubin Potok.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një person me inicialet R.K. është arrestuar në kuadër të hetimeve për krime lufte të dyshuara në Zubin Potok. Arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
I dyshuari ngarkohet me veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” dhe ndaj tij është caktuar ndalimi prej 48 orësh. Prokuroria Speciale pritet të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa veprimet hetimore do të vazhdojnë në koordinim me policinë.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 3 zhvillime
- 3 shtator Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok · ky artikull
- 14 tetor IQMT mbyll biznes të paregjistruar dhe gjobon tjetrin me 6 mijë euro në Zubin Potok
- 25 tetor Qytetarët serbë nga Zubin Potoku u nisën me autobusë drejt Serbisë për të votuar