Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Obduksion për 27-vjeçarin dhe foshnjën e gjetur pa jetë në Gjilan

Trupat e pajetë të një burri të lindur më 1999 dhe një foshnjeje u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore pas ngjarjes në fshatin Demiraj.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

GJILAN — Trupat e një 27-vjeçari dhe një foshnjeje janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit, pas një informacioni të pranuar nga autoritetet në orët e mëngjesit.

Obduksion për 27-vjeçarin dhe foshnjën e gjetur pa jetë në Gjilan
Foto: gazetablic.com

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se policia dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të dy personave. Sipas policisë, rasti është pranuar më 01.11.2026 rreth orës 08:47, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Autoritetet po ndërmarrin veprime operative dhe hetimore për zbardhjen e rrethanave, ndërsa ngjarja është iniciuar si hetim vdekjeje.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme