Arrestohen në Morinë dy shtetas kosovarë të kërkuar nga Gjermania
Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, të dënuar me nga 15 vite burg në Gjermani.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
KUKËS — Në pikën kufitare të Morinës janë arrestuar dy shtetas kosovarë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Operacioni policor i koduar “Wanted” u zhvillua në kuadër të kontrolleve intensive të bazuara në analizën e riskut për kapjen e personave në kërkim dhe parandalimin e paligjshmërive.
Të arrestuarit janë G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri. Ata ishin shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden, pasi Gjykata e Erfurtit më 1 qershor 2026 i ka dënuar me nga 15 vite burgim secilin për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal Gjerman.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, po vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të dy të rinjve drejt shtetit gjerman.