Daut Hoxha vlerëson Gazmend Hoxhën pas dorëheqjes nga Policia
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës shpreh mirënjohje për ish-drejtorin pas largimit të tij nga detyra.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha. Ai ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për ish-drejtorin, duke vlerësuar lart punën, karakterin dhe integritetin që ka treguar gjatë udhëheqjes së institucionit policor.
Sipas zëdhënësit, gjatë drejtimit të Gazmend Hoxhës, Policia është përballur me sfida të shumta, por ka shënuar gjithashtu rezultate dhe përparime në misionin e saj. Daut Hoxha ka shtuar se ka pasur nderin të bashkëpunojë nga afër, duke e cilësuar ish-drejtorin si një njeri trim, profesionist dhe burrë të fjalës që nuk i është shmangur përgjegjësisë.
Kujtojmë se Gazmend Hoxha dha dorëheqje nga drejtimi i Policisë së Kosovës pas ngjarjes në Vitomiricë të Pejës, ku u vra Arlinda Zekaj, duke e cilësuar këtë vendim si një akt të përgjegjësisë morale dhe institucionale.