Vazhdo leximin
e diel, 25 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Ardita Sinani: Votimet sot në Serbi janë ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Në Serbi po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës po garojnë në një listë të përbashkët me synimin për të siguruar tri mandate në Kuvendin e Serbisë. Gjatë procesit të kësaj të diele, të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Ardita Sinani: Votimet sot në Serbi janë ditë jetike për shqiptarët e Luginës
Foto: zeri.info

Sinani ka deklaruar se dita e sotme është vendimtare dhe jetike për shqiptarët e këtij rajoni, duke i ftuar qytetarët që të mos hezitojnë. «Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës», ka theksuar ajo.

Kryetarja e Preshevës ka kërkuar nga qytetarët që të dalin me të gjithë anëtarët e familjes për t'i përgjigjur kësaj dite, ndërsa e ka cilësuar gjithashtu këtë proces zgjedhor si një referendum në vete.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme