Apeli konfirmon paraburgimin e Gani Gecit
Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit kundër vendimit për paraburgim, duke e lënë në fuqi masën e 30 ditëve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit kundër vendimit për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh. Kështu, Apeli e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit ndaj Gecit. Mbrojtja kishte kërkuar anulimin e vendimit të Themelores dhe lirimin e Gecit, por Gjykata e Apelit e ka refuzuar këtë kërkesë.
Siç raportoi Zhurma më 14 tetor, Gjykata Themelore i kishte caktuar Gani Gecit masën e paraburgimit pas ankesës së gazetarit Lirim Mehmetaj. Më parë, Geci ishte ndaluar më 13 tetor, ndërsa familjarët e tij kishin qëndruar para Pallatit të Drejtësisë.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 26 shtator Gani Geci propozon Anton Qunin për president
- 14 tetor Paraburgim prej 30 ditësh për Gani Gecin pas dyshimeve për kanosje
- 14 tetor Gjykata cakton paraburgim prej 30 ditësh për Gani Gecin
- 15 tetor Avokati i Mehmetajt kërkon hetim të plotë dhe mbrojtje pas paraburgimit të Gani Gecit
- 21 tetor Gani Geci në spital për tension të lartë, Gjykata refuzon ankesën e mbrojtjes
- 22 tetor Apeli konfirmon paraburgimin e Gani Gecit · ky artikull