Andonovski: Maqedonia e Veriut drejt heqjes së roamingut me BE-në
Qeveria miraton draft-marrëveshjen për skemën e roamingut me Bashkimin Evropian.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Maqedonia e Veriut ka hedhur hapa drejt përfshirjes në skemën e Bashkimit Evropian për heqjen e tarifave shtesë të roamingut, ndërkohë që qeveria ka miratuar kornizën dhe draft-marrëveshjen për këtë çështje. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, bëri të ditur se drafti i është dërguar Komisionit Evropian me disa vërejtje dhe se pritet një përgjigje në një periudhë të shkurtër për të arritur dakordimin. «Pra, qytetarët e Maqedonisë, kur udhëtojnë në Bashkimin Evropian, të mund ta përdorin internetin, telefoninë mobile dhe mesazhet SMS me të njëjtat çmime», u shpreh ai.
Gjatë një konference për media, Andonovski theksoi se raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 ka konstatuar përparim të mirë në transformimin digjital dhe media, duke e vlerësuar nivelin e përgatitjes si mesatar deri në të mirë. Sipas tij, deri në fund të gushtit në Portalin Kombëtar ishin të disponueshme 338 shërbime elektronike, kurse shkëmbimet mujore të të dhënave mes institucioneve arritën në 5.2 milionë gjatë këtij viti. «Këtu parimi ynë është shumë i thjeshtë: institucionet duhet të shkëmbejnë të dhëna, e jo qytetarët dokumente», deklaroi ministri.
Prioritet mbetet përfundimi i procedurave tërësisht online për të shmangur paraqitjen fizike të qytetarëve në institucione, ndërsa janë paralajmëruar edhe zgjerimi i sistemit elektronik të dokumenteve, përmirësimi i aplikacionit „m-uslugi“ dhe zhvillimi i portofolit digjital.