Azizi: Për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i dhe jo ZNAM-i
Deputeti i VLEN-it deklaron se provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe pavarësisht kundërshtimeve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj paralajmërimit të partisë ZNAM për largim nga Qeveria nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në gjuhën shqipe. Ai ka vlerësuar se deklaratat e tyre nuk duhen marrë seriozisht dhe nuk do të ndikojnë në realizimin e të drejtave të shqiptarëve.
Azizi ka përmendur rastin e shkarkimit të Filkovit, duke rikujtuar se nga ZNAM-i ishte deklaruar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhte, por zhvillimet përfunduan ndryshe. Ai ka theksuar se Provimi i Jurisprudencës do të mund të jepet në gjuhën shqipe dhe ka shtuar se «Për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i».
Në reagimin e tij, deputeti ka kritikuar retorikën politike të partisë ZNAM, duke deklaruar se qëndrimet e tyre shoviniste nuk mund të ringjallin një subjekt që ai e cilëson të vdekur politikisht, por vetëm thellojnë rënien e tij.