Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

AMP nis hetimet penale pas gjetjes së celularit në burgun e Shkodrës

Veprimet e para procedurale pas zbulimit të aparatit në ambientet e përbashkëta të IEVP-së.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKODËR — Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka nisur veprimet e para procedurale për zbulimin e autorëve, pasi gjatë një kontrolli për sende të ndaluara u konstatua një aparat celular në ambientet e përbashkëta të burgut të Shkodrës. Ky kontroll u ushtrua në bashkëpunim me grupin e sigurisë së institucionit, ndërsa materiali procedural do t'i dërgohet Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

AMP nis hetimet penale pas gjetjes së celularit në burgun e Shkodrës
Foto: gazetatema.net

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet po zhvillohen për veprën penale «Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale», e cila parashikohet nga neni 324/a i Kodit Penal.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme