Vazhdo leximin
e shtunë, 17 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Bashkia e Shkodrës sulmohet me molotov nga persona të maskuar

Godina e Bashkisë së Shkodrës u sulmua me bomba molotov mbrëmjen e së premtes, ndërsa paradite u mbajt protesta e studentëve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

SHKODËR — Godina e Bashkisë së Shkodrës është sulmuar mbrëmjen e së premtes nga një grup të rinjsh të maskuar, të cilët kanë hedhur gurë dhe bomba molotov në drejtim të institucionit. Sipas informacioneve të raportuara, molotovi ka shpërthyer pranë derës kryesore të hyrjes, ndërsa nga sulmi nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare për identitetin e pjesëmarrësve në këtë ngjarje, kurse pamjet e momentit të sulmit janë shpërndarë në rrjetet sociale nga Fatjon Mani, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër.

Bashkia e Shkodrës sulmohet me molotov nga persona të maskuar
Foto: javanews.al
Video · Facebook ↗

Paraditen e së njëjtës ditë, në qytetin e Shkodrës u mbajt gjithashtu protesta e studentëve. Të rinjtë u nisën nga sheshi “Nënë Tereza” dhe marshuan drejt Fakultetit të Drejtësisë dhe atij Ekonomik, ku u bënë thirrje studentëve të tjerë t’i bashkohen dhe të bojkotojnë mësimin.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 24 kamera →